Asnjë vrasje shtetërore nuk do të harrohet, nuk do të mbetet pa përgjigje 25 vjeçari shqiptar, emigranti Nikolla Todi bie i vdekur me 9 plumba të ngulur në trup pas operacionit të policisë në rrugën Zodohu Pigis në Virona. 22 ekzekutues të policisë greke (EL.AS.) bëjnë aksion në zonë të banuar në ndjekje të 3 hajdutëve banke dhe Nikolla u gjend rastësisht në rrugën e tyre duke dalë nga puna e tij. Armëmbajtësit e forcave speciale (DIAS) të shtyrë nga qëllime raciste, e marrin për hajdut për shkak të prejardhjes së tij shqiptare, dhe pas breshëri plumbash Nikolla, punëtor dhe baba 2 fëmijësh, bie i vdekur.
Ministri Hrisohoidis e gjykon aksionin të suksesshëm dhe uron vrasësit për arrestimin e hajdutëve. Rufianët e Mediave marrin përsipër shpëlarjen e emrit të organeve të rendit (EL.AS). Mburrin dhe përgëzojnë nëpër panelet televizive arrestimin e vrasësve dhe flasin për ndjenjën e sigurisë që “ndjeu sërish lagjia”. Vrasja e Todit karakterizohet humbje kolaterale
Kalendari atë ditë shënonte 16 Shkurt 2010 “9 plumba mbi kalimtarin, ndjenjë sigurie quhet kjo”. Reagimi ndaj vrasjes u shpreh me një marshim masiv zemërimi në rrugët e Vironës më 27/2 ku demonstruesit sulmojnë 2 zyrat e rajonale të PASOK-ut. Shteti dhe organet e rendit sulmojnë me tërbim marshimin duke inaguruar kështu dogmën e re të zero durimit (asnjë lëshimi). Shfaqet për herë të parë dhe një gjetje e re e policisë greke (EL.AS), skuadrat e motorçikletave të DELTA-s, që për herë të parë bien me motorçikletat e tyre mbi demonstruesit. Dhuna e policisë arrin kulmin me shumë të plagosur dhe 11 të arrestuar të cilët pas vitesh do të fitojnë pafajsinë. Policët-vrasës të N. Todit do të dënohen vetëm me një vit pezullim nga puna.
12 vjet më pas në katalogun e të vrarëve nga policia greke (EL.AS.) janë shtuar dhe shumë emra të tjerë me më të fundit 18 vjeçarin roma Niko Sabani që u ekzekutua në një ndjekje të tipit hollivudian të policisë (EL.AS.) në Perama më 22/10/2021. Pas kaq muajsh, dhe vrasësit e tij qarkullojnë mes nesh dhe vazhdojnë shërbimin në vendet e tyre të punës.
12 vjet më pas, barbaria e policisë ushtrohet e mbuluar nga drejtuesit politikë të policisë greke (EL.AS.). Shteti ushtron ndjenjën e frikës dhe represioni është shtrirë në çdo kërkesë që nuk përfshihet në planin e bosave p.sh. ndalim i demonstrimeve, zbrazje e vendeve të çliruara që ndodhen në duart e lëvizjes përparimtare (katalipsi).
12 vjet më pas, dhe policia karakterizohet si “Shërbimi Shëndetsor i shoqërisë” nga ministri Hrisohoidi në mënyrë që të mbulojë nga pikpamja politike drurin nëpër lagje, spiunllëkun dhe vërtetimet e gjobave me justifikimin sanitar, ndalimin e grupimeve dhe në përgjithësi kontrollin policor të jetës sonë.
12 vjet më pas, dhe drejtësia dënon “djajtë” e varfër dhe lë të qetë bosët e mëdhenj të vazhdojnë bizneset e tyre. Miratohen ligje të reja që lidhin këmb e duar dhe mbysin nga pikpamja ekonomike ata që ndodhën në shtresat me të ulëta të kësaj shoqërie si dhe këdo që guxon të luftojë. Politika të reja zbatohen të cilat i japin përparësi dhe mbrojnë çdo lloj invenstitori, të pasur, biznesmen.
12 vjet më pas, jeta jonë është e zhytur në gjak, shoqëria e mësuar me spektaklin e vdekjes dhe të shkatërrimit. Nga kufomat e emigrantëve/-eve që deti nxjerr ndër brigjet e Egjeut deri tek 8 vjeçarja rome Olga të cilën e shtypi një derë garazhi, nga përdhunimet në grup deri tek vrasjet e përditshme të femrave, nga qindra të vdekur nëpër spitalet e lëna pas dore, nga punëtorët e vrarë në kantieret e ndërtimit dhe deri tek të rinjtë që theren ndërmjet tyre në rrugë, kultura e shfrytëzimit, e racizmit dhe patriarkalizmi shfarros, shkatërron, lind përbindsha, shoqëria jonë dëshiron shkatërrimin e pafajsisë ose mospërfilljen maksimale deri në shfarrosjen e saj. Ose dëshira do të përqafojë jetën, dhe do të kthehet kundër tiranëve, ose do të vazhdojmë të zhysim thikën në vetvete deri në fundin e Botës
12 vjet më pas nuk duhet askush të harrojë. Lufta kundër harresës është luftë kundër pushtetit. Ashtu si atëherë, ku besuam se kjo vrasje nuk duhet të mbetet pa përgjigje dhe dolëm disa prej nesh në rrugët e lagjeve tona, ashtu edhe sot represioni policor merr përgjigje vetëm në rrugë. Në një ambient ku frika për arsye të pandemisë dhe të përdorimit të saj nga shteti është bërë e përgjithshme në jetën tonë të përditshme, ku ngrihen vazhdimisht mure përjashtues klasor dhe ndarje me justifikimin sanitaro-shëndetsor dhe ushtrohet vazhdimisht kontroll dhe skanohen gjithë lëvizjet tona, në vendet e punësimit ku pronarët kërkojnë heshtje të plotë dhe në lagjet tona që rafinohen për llogari të tregtisë dhe të fitimit, luftrat sociale të pa tutoruara nga lart janë të vetmet që mund të përbëjnë pengesë në marshimin e kapitalizmit. Betejat tona nuk lejojnë harresën e pushtetit të shtrihet dhe lënë gjurmën tonë në hapësirat ku lëvizim dhe në lidhjet që krijojmë e zhvillojmë. Jetët dhe hapësirat tona duhet të ndryshojnë, duke shkelur gjithmonë mbi gjurmët që na lanë betejat e mëparshme. Dorë për dore, brezi-brezit, të lidhim kujtesën historike duke e mbajtur të gjallë atë. Që të ruhemi nga barbarizmi i një pushteti që çdo ditë vret, të krijojmë bashkësi rezistence dhe bashkëpunimi.
12 vjet më pas kemi shumë më tepër arsye për të luftuar
Të përballojmë frikën e represionit me forcën e betejave kolektive. Të kujdesemi për shëndetin e bashkësive tona duke mbështetur luftën e punonjësve të shërbimit shëndetësor që shtrydhen nën regjimin e pezullimeve dhe të kushteve raskapitëse të punës. Të kërkojmë dhe të ndërtojmë shërbimin shëndetësor ambulator në çdo lagje. Të përballojmë dhunën gjinore dhe sulmet e përdhunimet e vazhdueshme duke krujuar rrugë të sigurta për të gjitha ne, duke ndërtuar një kulture rezistence përballë çdo mbeturine patriarkale. Të çrrënojmë nga lagjet tona çdo gjurmë të racizmit institucional dhe veprimtarie fashiste, të qëndrojmë në mbështetje të çdo të huaji apo vendasi që vihet në shënjestër për shkak të diversitetit të tij, duke krijuar front të përbashkët bashkësish vendas-emigrantë.
Të bëjmë rezistencë ndaj nënvlerësimit të jetëve tona dhe të varfërisë, duke krijuar qendra solidariteti që do të përjashtojnë llogjikën e fitimit dhe do të mbulojnë nevojat tona. T’i përgjigjemi shantazhit të punës me organizimin tonë në vendet e punës dhe duke kërkuar fuqishëm kohën dhe mundimin që na vjedhin pronarët. Të kundërshtojmë disiplinën dhe kontrollin që na ushtrojnë duke krijuar më shumë liri dhe drejtësi për të gjithë. Të mbrojmë jetët tona, të organizojmë revoltat tona.
GRUMBULLIMI TË
SHTUNËN 26/2 12.00 në bashkinë e Vironës
dhe NDËRHYRJE NË VENDIN E VRASJES
(Ζodohu Pigis dhe Palaion Patron Germanou)